Aktualitet

Studentët iu rikthyen sot protestave, riorganizohen tek Korpusi dhe braktisin mësimin: S’janë plotësuar pikat e Paktit pë

21 Janar 2020, 18:55 Nga DOSJA
Studentët iu rikthyen sot protestave, riorganizohen tek Korpusi dhe

TIRANË– Studentët i janë rikthyer protestave ditën e sotme, ku janë organizuar tek Korpusi. 500 studentë janë mbledhur sot në ambientet e Korpusit Universitar, duke protestuar kundër mashtrimit për paktin për universitetin. Studentët do të kërkojnë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë nga parlamenti. Për këtë qëllim kanë nisur mbledhjen e 20 mijë firmave. Gjatë protestës së sotme, ata theksuan se nuk u është plotësuar asnjë nga pikat e kërkesave të një viti më parë, ndërsa nga ana tjetër treguan se kushtet në konvikte janë përkeqësuar dhe se ofertat e dhëna në kartën e studentit nuk iu shërbejnë për asgjë atyre.

Pas më shumë një viti, studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra në “Paktin për Universitetin”.

Sipas tyre, asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur, pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua. 

“Të gjithë bashkë për një arsim të denjë dhe cilësor! Ne vetëm ju kemi ftuar. Protesta nga nesër është e çdo studenti, e çdo prindi dhe pedagogu që ndan të njëjtat shqetësime si ne. Zoti i bekoftë studentët. Të gjithë bashkë nesër në orën 11:00 tek Korpusi Universitar,”-shkruhet në faqe. 

Postimi i plotë:

Studentët dolën në protestë në fillim të muajit dhjetor për të kundërshtuar kushtet në të cilat ndodhej sistemi arsimor në Shqipëri.

Për disa javë rresht ata protestuan fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Më pas ata u larguan duke paralajmëruar një rikthim të protestave masive në rast se qeveria Rama nuk do t’i plotësonte kërkesat e dorëzuara.

Rama publikoi edhe “Paktin për Universitetin”, ku garantohej plotësimi i pikave të parashtruara, një pjesë e studentëve sërish janë shprehur se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët me kryeministrin në rast se ky i fundit nuk do të plotësojë kërkesat. Pas protestave të studentëve Rama ndryshoi edhe një pjesë të kabinetit të tij qeverisës, mes tyre edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u zëvëndësua nga Besa Shahini.

(a.m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pakti per universitetin protesta e studenteve 22 janar 2020 studentet braktisin mesimin pakti per universitetin protesta e studenteve 22 janar 2020 studentet braktisin mesimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2020, 08:59

TIRANË– “Koronarvirusi” i ngjashëm me virusin “SARS” është përhapur shumë në të gjithë Kinën ku deri më tani u ka marrë jetën 4 njerëzve ndërsa ditën e dje...