Politike

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Presidentja Osmani zhvillon të enjten takime me liderët e partive

Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit në datën 15 maj. Gjithashtu bëhet me dije se ftesar janë dërguar për takimet  epara dhe po priten konfirmimet. 

12 Maj 2025, 16:10 Nga M.L

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Presidentja Osmani zhvillon të

KOSOVËKosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të katërmbëdhjetë, ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi të dielën, kur kanë kaluar tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të dielën kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit në datën 15 maj. Gjithashtu bëhet me dije se ftesar janë dërguar për takimet  epara dhe po priten konfirmimet. 

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media.

“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja.

Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, tha Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

konstituimi i kuvendit te kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll