Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Rekomandimet tona nuk janë zgjidhur

Lamberto Zannie tha se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

12 Maj 2025, 15:23 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Rekomandimet tona nuk janë zgjidhur
Lamberto Zannier

TIRANË- Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, Ambasadori Lamberto Zannier, duke folur në konferencë për shtyp lidhur me zgjedhjet parlamentare tha se rekomandimet e tyre nuk janë zgjidhur. Lamberto Zannier tha se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

Ndër të tjera ai tha se vëzhgimi në QV që përdorën votim dhe numërim elektronik, tregoi nevoje për përmirësimin e informimin e zgjedhësve për përdorimin e këtyre pajisjeve në të ardhmen. 

"Unë kam mbërritur këtu në fund të marsit. Filluam formalisht vëzhgimin më 2 prill. Pastaj erdhën 26 vëzhgues afatgjatë. Misioni më pas u zgjerua me një numër të madh vëzhguesish, 240 ishte numri total i vëzhguesve, plus rreth 130 vëzhgues nga asambletë parlamentare. Këto zgjedhje u zhvilluan pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe pas futjes për herë të parë të votimit nga jashtë vendit. Pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe ende nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

Përgatitjet për zgjedhjet ishin efeciente dhe të menaxhuare mirë, ne pamë që administrate zgjedhore ishte transparente në përputhje edhe me afatet ligjore, pamë bashkëpunim të mirë me KQZ. Komisioni bëri edhe fushatë informimi të zgjedhësve duke adresuar popullatën në përgjithësi. Në ditën e zgjedhjeve ne pamë zgjedhës që ishin të pafamiljarizuar që nuk e dinin si të votonin në disa QV. Trajnimi i komisionarëve mund të ishte më efikas. Vëzhgimi në QV që përdorën votim dhe numërim elektronik, tregoi nevoje për përmirësimin e informimin e zgjedhësve për përdorimin e këtyre pajisjeve në të ardhmen," tha Lamberto Zannier. 

lamberto zannier

Sondazh

Poll