Politike

Gati gjysma e kutive të numëruara në rang kombëtar, PS vijon kryeson, si ndahen mandatet për forcat politike

PS ka siguruar 53% të votave (83 MANDATE), PD-ASHM ka siguruar 34% të votave (50 MANDATE). 

12 Maj 2025, 15:38 Nga r.ll
Gati gjysma e kutive të numëruara në rang kombëtar, PS vijon
foto ilustruese

TIRANË- Gati gjysma e kutive me fletët e votimit të 11 majit për zgjedhjet parlamentare janë numëruar. Nga rezultatet e deritanishme të përditësuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor shihet se janë numëruar deri tani 2542 kuti nga 5225 që janë gjithsej.

Siç shihet edhe më poshtë, PS ka siguruar 53% të votave (83 MANDATE), PD-ASHM ka siguruar 34% të votave (50 MANDATE). 

Votat dhe mandatet për partitë e tjera ndahen si më poshtë: 

PSD- 4%- 3 MANDATE

NISMA-SHB - 3% -1 MANDATE

MUNDESIA- 3%- 2 MANDATE

BASHKE-1%- 1 MANDATE

KEA-  1%- 0 MANDATE

DZH- 0%- 0 MANDATE

Gati gjysma e kutive të numëruara në rang kombëtar, PS vijon

numerimi i votave

Sondazh

Poll