Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: PS përdori burimet shtetërore! Me faljen e gjobave Rama shkeli ligjin 

Farah Karimi, komentoi gjithashtu edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

12 Maj 2025, 15:22 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: PS përdori burimet shtetërore!
Farah Karimi

TIRANË- Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedhjet e 11 majit. Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha gjatë fjalës së saj në konferencë se  pati mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë. Farah Karimi, komentoi gjithashtu edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

"Mangësitë dhe paqartësitë reduktuan qartësinë dhe krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit ligjor në frymë e germë. Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të parandalojë zbatimin e tij në frymë. Shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljeve të shumë gjobave shtetërore dhe zbatimin disa vendimeve sociale shumë afër zgjedhjeve," tha Farah Karimi. 

osbe-odhir zgjedhjet e 11 majit farah karimi

Sondazh

Poll