Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ PE: Kushte të pabarabarta garimi në media, financimi jo transparent vazhdon të jetë shqetësues

Ai tha se influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive.

12 Maj 2025, 15:53 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ PE: Kushte të pabarabarta garimi në
foto ilustruese

TIRANË- Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke folur në konferencë për mediat tha sa i takon medias, problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla. 

Ai tha se influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive.

"Sa i takon medias, problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla. Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues. Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive. Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara.

Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar. Prania e disa personave në afërsi të QV ishte dicka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. I bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa. Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë.  Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm. Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim," tha Michael Gahler.

michael gahler

Sondazh

Poll