Politike

Patronazhimi nga ana e PS-së/ OSBE/OHDIR: Presionin e kanë parë dhe vëzhguesit tanë

Duke folur në konferencë për shtyp Karimi tha se patronazhistët janë diçka që e kanë dëgjuar edhe nga vëzhguesit e tyre afatgjatë.

12 Maj 2025, 15:45 Nga E. D
Patronazhimi nga ana e PS-së/ OSBE/OHDIR: Presionin e kanë parë
Farah Karimi

TIRANË- Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Farah Karimi, kur u pyet për sistemin e patronazhimit nga PS, tha se e kanë adresuar në raportin e tyre. Duke folur në konferencë për shtyp Karimi tha se patronazhistët janë diçka që e kanë dëgjuar edhe nga vëzhguesit e tyre afatgjatë.

"Nëse lexoni do të shikoni se ne i kemi përmendur, kemi shkruar për këtë preson sidomos për presionin ndaj njerëzve në administratë publike. E kemi adresuar në raportin tonë. E përmendim si anë negative të asaj çfarë kemi parë dhe bashkëbiseduar. Është diçka që e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë. Nuk ndihem e sigurt të themi të flas për policinë. Mund të them se gjatë takimeve që kemi patur me SPAK apo Prokurorinë e Përgjithshme, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Ky është informacioni që kemi," tha Karimi.

farah karimi

Sondazh

Poll