Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Fushata në rrjetet sociale mbetet e parregulluar, mbyllja e TikTok ndikoi

Lamberto Zannie theksoi se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

12 Maj 2025, 15:29 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Fushata në rrjetet sociale mbetet e
Lamberto Zannie

TIRANË- Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli sot në konferencën për mediat lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe zgjedhjet e 11 Majit. Lamberto Zannie theksoi se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi se fushata ishte përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive politike. Ndër të tjera ai tha se mbyllja e TikTok nga qeveria ndikoi në rrjetet sociale. 

"Fushata përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive sidomos online që tregon mjedisin politik që tregon një polarizim tejet të madh dhe mosbesim. Pozitive ishte se SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve zgjedhore. Fushata në rrjete sociale e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale dhe nuk pati një autoritet për të monitoruar përmbajtjen manipuluese online. Mbyllja e TikTok nga qeveria ndikoi në rrjetet sociale," tha Lamberto Zannie. 

lamberto zannie

Sondazh

Poll