Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të bëj progres në BE, të adresohen rekomandimet tona

Söder shtoi se problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do që të bëjë progres drejt BE.

12 Maj 2025, 15:15 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të
Björn Söder

TIRANË- Vëzhguesi i OSBE/ODHIR, Björn Söder, ka komentuar zgjedhjet e 11 Majit, teksa deklaroi se disa prej rekomandimeve të bëra prej kohësh mbetën të paadresuara. Söder shtoi se problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do që të bëjë progres drejt BE.

"Këto zgjedhje ishin zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, për herë të parë shtetasit që jetojnë jashtë patën mundësinë të jetojnë këtu, një hap i rëndësishëm përpara dhe me shpresën që do të çojë në zgjedhje më të mira në të ardhmen. Disa rekomandime të bëra prej kohësh mbeten ende të paadresuara. Është shpresa jonë e sinqertë që Shqipëria do të tregojë vullnetin e duhur politik dhe të ndërmarrë hapa për adresimin e këtyre rekomandimeve ende të pazbatuara.

Kjo nuk është thjesht një çështje e moszbatimit teknik, por çështje e përforcimit të integritetit demokratik dhe është urgjente duke pasur parasysh rrugën e Shqipërisë në negocimin me BE. Forma demokratike dhe integrimi europian shkojnë dorë më dorë, vonesat në to ndikojnë. Problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike, përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do të bëjë progres drejt BE. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim institucionet e Shqipërisë dhe aktorët politikë në këtë rrugë drejt zhvillimeve demokratike," tha  Björn Söder.

björn söder

Sondazh

Poll