Politike

Rama refuzoi debatin politikë/ OSBE/OHDIR: Zgjedhësve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të ideve

Ndër të tjera ajo theksoi se njerëzit kanë nëvojë të dëgjojnë debat për zgjidhjen e çështjeve, jo sulme personale. 

12 Maj 2025, 15:05 Nga E. D

Rama refuzoi debatin politikë/ OSBE/OHDIR: Zgjedhësve nuk iu

TIRANË- Misioni i OSBE-ODHIR ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp në lidhje me zgjedhjet arlametare që u zhvilluan ditën e djeshme. Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se Kreysministri Edi Rama refuzoi debatin politik. Ndër të tjera ajo theksoi se njerëzit kanë nëvojë të dëgjojnë debat për zgjidhjen e çështjeve, jo sulme personale. 

OSBE/OHDIR:  Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik. Njerëzit kanë nëvojë të dëgjojnë debat për zgjidhjen e çështjeve, jo sulme personale.

osbe-odhir zgjedh farah karimi

Sondazh

Poll