Politike

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/OHDIR nxjerr raportin paraprak: Nuk u respektuan procedurat, votuesit u intimiduan

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati mosrespektim të procedurave, kishte disa incidente intimidimi. 

12 Maj 2025, 15:03 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/OHDIR nxjerr raportin paraprak: Nuk u respektuan
Farah Karimi

TIRANË- Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedhjet e 11 majit. Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati mosrespektim të procedurave, kishte disa incidente intimidimi. Po ashtu Karimi theksoi se përdorimi i burimeve administrative nga PS-ja krijoi një avantazh të padrejtë. 

"Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë për ata në pushtet. Pati raste dhe për presione sidomos nëpunësve të administratës publike. Legjilacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë nuk parandaloi abuzimin dhe praktikat abuzive," tha Karimi.

farah karimi

Sondazh

Poll