Politike

Në kërkim nga Italia, tenton të hyjë në Shqipëri me dokumente false, arrestohet në Rinas 40-vjeçari (EMRI)

Policia bën me dije se 40-vjeçari, rezulton i dënuar me 5 vjet burgim në shtetin fqinj për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.

12 Maj 2025, 14:55 Nga M.B
Në kërkim nga Italia, tenton të hyjë në Shqipëri
Foto ilustruese

RINAS- 40-vjeçari Eduart Isaku është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Policia bën me dije se 40-vjeçari, rezulton i dënuar me 5 vjet burgim në shtetin fqinj për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.

Në njoftim thuhet se gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar se shtetasi Eduart Isaku i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Policia shton se nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky person ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. 

Njoftimi:

Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari. 40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.

Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

rinas

Sondazh

Poll