Incidenti në Vorë/ Xhixho: Bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve
Erisa Xhixho TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu ...
Mësohet se pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara.
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja nuk është lejuar që të votojë ditën e sotme. Mësohet se pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara.
Sa i takon kërkesës që ishte bërë në Gjykatën e Tiranës nga Florenc Çapja për t'i dhënë leje për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj duke qenë se ka dënim të përjetshëm.
Arrestimi i Florenc Çapjas
Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, por pas kthimit në Shqipëri është vendosur në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët.
Erisa Xhixho TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu ...
E moshuara TIRANË- Një 90-vjeçare ka hasur vështirësi gjatë procesit të votimit në njësinë num&eum...
Silda Çepe TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë nj&eum...
Enton Gega POGRADEC- Komisioneri i Partisë Socialiste në një qendër votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas d...
Grafiku SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi ...
Edi Rama GJERMANI- Në "Kuvendin e Shqipërisë", janë në dispozicion 140 vende. Dhe shanset që Edi Rama dhe Partia e tij Social...
Bledi Himçi ELBASAN- Vijojnë ende denoncimet masive nga shkeljet e konstatuara gjatë procesit të votimit në vend. Votimi fa...
Foto ilustruese GJIROKASTRA- Në një fshat të Gjirokastrës është raportuar për një rast fotografimi vote. Gjith...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Zarfet me votat e emigrantëve nga jashtë Shqipërisë kanë mbërritur n&...
FIER- Prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH të shoqëruar nga oficerë të policisë kanë ...