Politike

"Larg duart nga vota e qytetarëve", Zhupa: Kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit

Ajo shkruan se PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës së votimit në fshatin Dhivër.

11 Maj 2025, 14:40 Nga N.F
"Larg duart nga vota e qytetarëve", Zhupa: Kushëriri i
Pamje nga vendi i ngjarjes

FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka ndarë foto nga një qendër votimi në Finiq. Zhupa bën me dije se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.  

Ajo shkruan se PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës së votimit në fshatin Dhivër. Zhupa thekson se ë gjithë do të përballen me ligjin dhe se duhet ti largojnë duart nga vota e qytetarëve.

"Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës! Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit.

Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit. Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp," shkruan ajo.

"Larg duart nga vota e qytetarëve", Zhupa: Kushëriri i

zhupa

Sondazh

Poll