11 Maj 2025, 14:08
Nga M.B
Belinda Balluku
FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj të votës në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Balluku tha se procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Ajo përgëzoi të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore, sipas saj, që kanë pasur gjatë ditës së sotme.

"Do t'u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi siç e dimë mirë se është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për t'u bërë pjesë e BE.
Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera
Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Unë dua të them vetëm kaq, ne flasim me fakte, me prova dhe evidenca. I keni parë nëper ekranet e televizioneve sot se si kandidatët për deputetë të listës së Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga kodi zgjedhor duke u futur, dhe jo vetëm në qarkun e Fierit", tha Balluku.
belinda balluku
Politike
11 Maj 2025, 14:09
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kryetarja e PS-së në Fier, Dorina Gjino ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e regji...
Politike
11 Maj 2025, 13:53
N.F
Nusja duke votuar
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me foton virale të nuses ...
Politike
11 Maj 2025, 13:50
I.A
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri n&eu...
Politike
11 Maj 2025, 13:48
N.F
Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas votimit ka folur para mediave. Idrizi gjatë fjalës së tij...
Politike
11 Maj 2025, 13:45
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJË- Një tjetër incident është regjistruar në afërsi të shkollës Karbunarë e vogë...
Politike
11 Maj 2025, 13:34
N.F
TIRANË- Drejt kutive të votimit kanë votuar edhe zyrtarë të cilët ndodhen në burg. Ish-deputeti demokrat, Erin Salianji dhe...
Politike
11 Maj 2025, 13:37
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në këtë ditë të procesit zgj...
Politike
11 Maj 2025, 13:34
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë, Ulsi Manja, ka votuar duke b...
Politike
11 Maj 2025, 13:34
I.A
Celibashi
VORË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas inspektimit të një qendre votimi në Vor...
Politike
11 Maj 2025, 13:23
M.B
Ilirjan Celibashi
VORA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka nisur vizitat në terren për të ndjekur nga a...