Politike

Kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit, PS Fier: Kreu i PD Fier, Rrapo Gjika po ushtron presion ndaj komisionerëve! Po përgatitet kallëzimi ndaj tij me fakte

Ajo denoncoi një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike.

11 Maj 2025, 14:09 Nga N.F
Kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit, PS Fier: Kreu
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Kryetarja e PS-së në Fier, Dorina Gjino ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e regjistruar në një qendër votimi i ku u bllokua rruga nga kandidati demokrat. Gjino shton se Partia Socialiste do të kallëzojë kryetarin e Partisë Demokratike Fier, Rrapo Gjika pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve.

Ajo denoncoi një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike. Gjino thekson se kandidati i Partisë Demokratike, Ajet Gurguri u përplas me komisionerët brenda qendrës së votimit dhe u shoqërua jashtë qendrës nga forcat e policisë.

"Partia Socialiste e qarkut Fier denoncon me forcë veprimet bllokuese të qëllimshme të segmenteve të Partisë Demokratike në këtë qark sa i përket procesit të votimit. Bazuar në prova konkrete dhe dëshmitarë, Partia Socialiste do të kallëzojë shtetasin Rrapo Gjika, identifikuar me detyre kryetar i Partisë Demokratike, Fier, pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike që të pezullohet pa shkak procesi i votimit. Z. Gjika është dokumentuar në këtë përpjekje në qendrat e votimit 2999, 2884 dhe 2884/1 të Bashkisë Fier.

I bëjmë thirrje kryetarit të PD Fier të ndalojë menjëherë përpjekjet e qëllimshme për pengimin dhe bllokimin e procesit të votimit dhe e njoftojmë se ndaj tij po përgatitet kallëzimi i shoqëruar me të gjitha materialet audiovizive dhe dëshmitë e të pranishmeve që faktojnë këtë veprim të paligjshme të tij.

Partia Socialiste e qarkut Fier ju bën gjithashtu thirrje komisionerëve në qendrat e votimit të të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të ushtrojnë me përpikmëri detyrën e marrë përsipër, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi për të gjithë qytetarët e këtij qarku.

Ndërkohë Partia Socialiste Fier denoncon një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike. Pasi kandidati i Partisë Demokratike, Ajet Gurguri u përplas me komisionerët brenda qendrës së votimit dhe u shoqërua jashtë qendrës nga forcat e policisë, tashmë përfaqësuesit e kësaj partie kanë vërshuar drejt njësisë Topojë, duke filluar nga Luan Baçi dhe deri tek drejtuesi politik, Gazmend Bardhi. Përsërisim se për të gjitha rastet e mësipërme kemi nisur referime pranë organeve ligjzbatuese.

Denoncojmë gjithashtu se kandidati i PD, Gentian Çela është paraqitur pranë qendrave të votimit, 2835 dhe 2835/1, në njësinë Karbunarë, Lushnje ku ka arritur të tërheqë komisionerët e PD, duke pezulluar kështu procesin e votimit në këto dy qendra.

Kandidati Çela  do të kallëzohet nga Partia Socialiste Fier për një numër veprash shkelje të Kodit Zgjedhor, duke nisur nga aksesimi i qendrave të votimit, intimidimi i Përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe bllokimi i procesit të votimit përmes presionit të komisionerëve për braktisjen e detyrës. I bëjmë thirrje dretjeusve të Partisë Demokratike të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhje të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës të qetë," shprehet ajo.

dorina gjino rrapo gjika

Sondazh

Poll