Politike

KQZ-ja publikon shifrat: Deri në orën 14:00 kanë votuar 29.53% e qytetarëve

Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 14:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 29.53%. 

11 Maj 2025, 14:34 Nga M.L
KQZ-ja publikon shifrat: Deri në orën 14:00 kanë votuar 29.53% e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 14:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 29.53%. 

Ky raportim për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit në total ku deri më tani kanë votuar 449792 nga 1523080 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

kqz

Sondazh

Poll