Politike

Rama në "ethe", kujt i bën thirrje: Dilni votoni! (Ja çfarë tha gjatë 1 muaji fushatë)

Rama tha se kjo është një detyrë "patriotike" për vendin. 

11 Maj 2025, 14:24 Nga Dosja.al
Rama në "ethe", kujt i bën thirrje: Dilni votoni! (Ja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli 1 orë më parë nga qendra e Patronazhimit në Partinë Socialiste ku bëri thirrje mes të tjerash që qytetarët të dalin dhe të votojnë. Rama tha se kjo është një detyrë "patriotike" për vendin. 

Edi Rama: Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme. Këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Dhe përfitoj nga rasti që t'i them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet dhe të numërohet. Ti që mund të mund të votosh, të mos mungosh, është një detyrë qytetarë dhe shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja. Votoni!

Ironia e kësaj deklarate të kryeministrit i cili duket në tension qëndron te fakti i pamohueshëm se ka përmbi 1 muaj që bën masivisht thirrje që të gjithë ata që nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, të mos dalin fare për të votuar.

Deklarata e Ramës gjatë fushatës: 

Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS, mos voto fare. Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh.

Kështu që në kushtet ku jemi, deklarata e sotme e kryeministrit nuk ka si ti drejtohet askujt tjetër përveçse mbështetësve të Partisë Socialiste. A ka tension në PS? A i janë përgjigjur socialistët thirrjes së kryeministrit për të dalë në votime? Mbetet të shikojmë çfarë do të na tregojnë orët në vijim që mesa duket mund të shkruajnë edhe historinë./Dosja.al

edi rama dosja.al zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll