Politike

"Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar", Rama: Për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar!

Ai më tej i uroji jetë të lumtur çiftit ndërsa shtoi që hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest i nuses të cilin e cilësoi kaq emocionues dhe qytetar.

11 Maj 2025, 13:53 Nga N.F
"Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar", Rama: Për
Nusja duke votuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me foton virale të nuses e cila me vello ka shkuar të votojë. Rama shkruan se shumë bukur të votosh duke nusëruar.

Ai më tej i uroji jetë të lumtur çiftit ndërsa shtoi që hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest i nuses të cilin e cilësoi kaq emocionues dhe qytetar.

"Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar. Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar," shkruan Rama.

Ngjarja e veçantë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Së bashku me qytetarët e tjetrë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një vajzë, e cila sot ka ditën e dasmës. Me fustanin e nusërisë, vajza në fjalë duket se nuk ka vendosur të vijojë ceremoninë martesore pa hedhur votën e saj në këto zgjedhje.

"Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar", Rama: Për

rama

Sondazh

Poll