Politike

"Më kapi Luan Tollozhina për gryke", e moshuara në Pogradec: Më tha fjalët që s’ka bir nëne t’i thotë! Ai bën ligjin këtu

E moshuara shprehet se pasi ka votuar vetë ka shkuar dhe ka marrë bashkëshortin që të votojë pasi ai është i sëmurë. Ajo thekson se Tollozhina e ka kapur në fyt dhe i ka thënë fjalë të rënda.

11 Maj 2025, 14:18 Nga N.F
"Më kapi Luan Tollozhina për gryke", e moshuara në
E moshuara

POGRADEC- Një e moshuar ka dalë publikisht duke deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe verbalish nga Luan Tollozhina në ambientet e jashtme të një qendre votimi. Kjo është një tjetër akuzë rëndon mbi Luan Tollozhinën në lidhje me sjelljet e tij gjatë procesit zgjedhor. 

E moshuara shprehet se pasi ka votuar vetë ka shkuar dhe ka marrë bashkëshortin që të votojë pasi ai është i sëmurë. Ajo thekson se Tollozhina e ka kapur në fyt dhe i ka thënë fjalë të rënda. Sipas saj ai vën ligjin në Pogradec.

"Jam 73 vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë.

Të më dhunojë dhe të më thotë mua ‘je komuniste dhe rrugaçe’ në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu," tha ajo.

pogradec

Sondazh

Poll