Politike

Veliaj, Bllako, Çyrbja dhe Beqaj refuzojnë të votojnë para kamerave nga paraburgimi i Durrësit, kërkojnë të votojnë pa praninë e mediave

Ata nuk kanë pranuar të votojnë në praninë e mediave. Mësohet se ata kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve

11 Maj 2025, 13:34 Nga N.F

Veliaj, Bllako, Çyrbja dhe Beqaj refuzojnë të votojnë para

TIRANË- Drejt kutive të votimit kanë votuar edhe zyrtarë të cilët ndodhen në burg. Ish-deputeti demokrat, Erin Salianji dhe presidenti i PL-së, Ilir Meta kanë votuar nga burgu ndërsa kanë bërë thirrje që të votohet masivisht.

E kundërta ka ndodhur për katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako. Ata nuk kanë pranuar të votojnë në praninë e mediave. Mësohet se ata kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve. Katërshja mesa duket nuk ka dashur të prononcohet për mediat ose të fotografohen nga gazetarët, por ky "fat" nuk ishte i njëjtë për Metën. Ai kishte dëshirë të fliste për mediat por gazetarët u ndaluan të futen në qendrat e votimit.

veliaj bllako beqja

Sondazh

Poll