Politike

"LIVE nga komanda e përgjithshme!" Rama: Votoni me qetësi e durim dhe me bindjet tuaja, është detyrë qytetare

Rama thotë se ndodhet në komandën e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit.

11 Maj 2025, 13:37 Nga M.B
"LIVE nga komanda e përgjithshme!" Rama: Votoni me qetësi e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në këtë ditë të procesit zgjedhor për parlamentin e ri. Rama thotë se ndodhet në komandën e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Ai u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi e durim dhe me bindjet e tyre.

"Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja votoni", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll