Politike

Votimi nga diaspora/ Celibashi: Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve të ardhur nga diaspora

Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi ka theksuar se numri i zarfeve të ardhur nga diaspora të arrijë në 200 mijë. 

11 Maj 2025, 11:38 Nga I.A
Votimi nga diaspora/ Celibashi: Parashikoj se do të shkojë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani 185. 679 zarfe kanë mbërritur nga diaspora. Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi ka theksuar se numri i zarfeve të ardhur nga diaspora të arrijë në 200 mijë. 

"185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora," tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll