Politike

"4 qendra votimi pa operator, kryesisht në Dropull," Celibashi: Identifikimi bëhet manualisht!

Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se raportimet tregojnë që procesi po shkon normalisht.

11 Maj 2025, 11:11 Nga N.F
"4 qendra votimi pa operator, kryesisht në Dropull," Celibashi:
Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilrian Celibashi paraditen e sotme ka zhvilluar një konfrencë për mediat ku ka folur në lidhje me zgjedhjet dhe procesin e votimit. Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se raportimet tregojnë që procesi po shkon normalisht.

Sipas tij nuk raportohen probleme as me funksionalitetin e pajisjes, apo probleme të tjera që mund të afektojnë procesin në 75 qendra votimi. Ai u shpreh se 4 qendra votimi janë pa operator pasi ata nuk janë paraqitur. Celibashi tha se identifikimi po bëhet manualisht.

"Për sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra votimi pa operator. Nuk është paraqitur operatori. Kryesisht në zonën e dropullit. Janë 4 qendra votimi në të cilat indentifikimi po bëhet manualisht," tha ai.

 

 

kqz

Sondazh

Poll