Politike

EMRAT/ I ngacmoi vajzën, demokrati përplaset fizikisht me komisionerin e PS-së brenda qendrës së votimit në Pogradec

Mësohet se ky incident në qëndresën e votimit nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale.

11 Maj 2025, 11:20 Nga M.B
EMRAT/ I ngacmoi vajzën, demokrati përplaset fizikisht me komisionerin
Foto ilustruese

POGRADEC- Një incident është shënuar në Pogradec, ku një prej simpatizantëve të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.

Mësohet se ky incident në qëndresën e votimit nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale. Bëhet me dije se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Gegën pasi ky i fundit i kishte ngacmuar vajzën e tij. Policia bën me dije se Tollozhina është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,

Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.

Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

pogradec

Sondazh

Poll