Politike

"Është përcaktim ligjor, votimi mbyllet në orën 19:00," Celibashi: Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit!

Ai shtoi se ka patur një rast të raportuar për intimidim ndaj votuesve, që po verifikohet, ndërsa bëri apel për respektimin e rregullave ligjore nga të gjitha palët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

11 Maj 2025, 11:10 Nga N.F
"Është përcaktim ligjor, votimi mbyllet në orën
Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi gjatë fjalës së tij ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit, gjë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh se ka pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në qendrat e votimit.

"Disa kanë shfaqur dëshirë të vëzhgojnë procesin, pa e ditur ndalimin ligjor. Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit – kjo e drejtë u takon vetëm gjatë numërimit,” sqaroi Celibashi.

Ai shtoi se ka patur një rast të raportuar për intimidim ndaj votuesve, që po verifikohet, ndërsa bëri apel për respektimin e rregullave ligjore nga të gjitha palët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

"Të gjitha raportimet që vijnë, flitet për 4-5 raste në total. Janë raste sporadike. Disa kandidatë për deputet, sidomos në këtë moment nuk do ishte konstruktive të flitet me x kandidat, pak rëndësi ka kë përfaqsojnë," tha ai.

Sa i përket orarit të procesit të votimit, Celibashi u shpreh se orari është përcaktim ligjor i cili nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Ai shtoi se nëse zgjedhësit janë në radhë në orën e mbylljes, Komisioni i Qendrës së Votimit ka detyrium tu marrë emrat dhe ti lejojë të votojnë.

"Votimi fillon në orën 07:00 deri në 19:00, është përcaktim ligjor. Nesë në momentin kur QV është duke u mbyllur zgjedhësit që janë në radhë komioni i qendres së votimit ka detyrimin që ti lejojë të gjithë të votojnë. Merr emrat e personave qe janë prezent dhe i lejon," shtoi ai.

celibashi

Sondazh

Poll