Politike

Ndërpritet votimit në QV e Spathar-it, përfaqësuesit e opozitës kapin votues duke fotografuar votën

Sipas tyre, disa votues janë kapur duke fotografuar fletën e votimit pas hedhjes së saj në kuti, një veprim që bie ndesh me ligjin zgjedhor dhe cenon fshehtësinë e votës.

11 Maj 2025, 11:33 Nga I.A
Ndërpritet votimit në QV e Spathar-it, përfaqësuesit e
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Qendra e votimit në fshatin Spathar të Librazhdit është bllokuar pasi votuesit janë kapur duke fotografuar fletët e votimit. Ky incident është raportuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Sipas tyre, disa votues janë kapur duke fotografuar fletën e votimit pas hedhjes së saj në kuti, një veprim që bie ndesh me ligjin zgjedhor dhe cenon fshehtësinë e votës. Përfaqësuesit opozitarë kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të komisionerëve dhe policisë për verifikimin e situatës dhe ndalimin e çdo praktike që mund të konsiderohet presion ndaj votuesve ose blerje votash.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll