Politike

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, mesazhi i tij: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

11 Maj 2025, 11:36 Nga M.B
Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, mesazhi i
Agron Shehaj

TIRANA- Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët.

"Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen", tha Shehaj.

agron shehaj

Sondazh

Poll