Politike

Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi: Komisionerët e PS fotografuan vota

Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.

11 Maj 2025, 11:12 Nga M.B
Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Gjatë procesit të votimit janë regjistruar përplasje fizike në një QV në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Ndërkohë, pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.

“S’ka burrë nëne”, tha njëri prej tyre.

“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.

lushnje

Sondazh

Poll