Politike

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht, vota e tyre është e ardhmja

Bylykbashi garantoi qytetarët për sigurinë e votës, ndërsa tha se çdokush që intimidon ata, përbën një shkelje të ligjit.

11 Maj 2025, 11:02 Nga I.A
Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka votuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Pasi përfundoi votimin, Bylykbashi u bëri thirrje qytetarëve për të votuar masivisht. Bylykbashi garantoi qytetarët për sigurinë e votës, ndërsa tha se çdokush që intimidon ata, përbën një shkelje të ligjit.

"Së pari, dua të them që sot është një ditë e jashtëzakonshme. Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët. Thirrja ime e parë është që të gjithë të dalin të votojnë. Të dalin të votojnë pasivisht. Të votojnë për veten, të votojnë për familjet e tyre. Për fëmijët, për prindërit, motrat, vëllezërit. Vota e tyre është e ardhmja e tyre.

Vetëm me votë, me demokraci mund të vendosin ata për të ardhmen e tyre. Është momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve. Por po aq, është e rëndësishme zbatimi i ligjit të garantojë dhe të mbrojë votën.

Unë garantoj të gjithë zgjedhësit se vota e tyre është e sigurt. Vota e tyre është e fshehtë. Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht, është e pavërtetë dhe çdo gjë e tillë është e paligjshme. Edhe njëherë, të dalin të votojnë sepse vota e tyre është e sigurt. Është një votë e cila, është votë njerëzish me shpresë. Janë ata që bëjnë ndryshimin," tha Bylykbashi.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll