Bota

Davos 2020/ Nis sot në Zvicër Forumi Ekonomik Botëror

21 Janar 2020, 13:09 Nga DOSJA
Davos 2020/ Nis sot në Zvicër Forumi Ekonomik Botëror

ZVICËR– Ditën e sotme do të mbahet Forumi i Davos, një prej takimeve më të rëndësishme që ndodh në të gjithë botën. Në këtë forum bëhen bashkë ekonomistët dhe politikanët ndërkombëtarë më të fuqishëm në botë.

Ky Forum Ekonomik Botëror do të mbahet në Davos të Zvicrës, ku këtë vit do të marrin pjesë dy  emra të rëndësishëm që kanë bërë bujë, aktivistja e klimës suedeze Greta Thunberg dhe Presidenti amerikan Donald Trump, që e ka kundërshtuar disa herë për protestat e saj në mbarë botën.

Forumi Ekonomik Botëror është themeluar që prej vitit 1971, i cili synon të bëjë më të mirën për Botën. Prej 49 vitesh ky Forum mbahet në vendin alpin të Zvicrës, në Davos, ku marrin pjesë, politikanë, biznesmenë  dhe personazhe të njohur dhe me shumë ndikim në botë.

Përafërsisht në këtë Forum marrin pjesë 3,000 njerëz, ku një e treta e këtij numri zihet nga njerëzit që bëjnë pjesë në biznes.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota forumi i davos 2020 forumi i davos 2020

Sondazh

Poll