Bota

Virusi vdekjeprurës SARS-s në Kinë/ Mjekët veshin kostumin ‘hermetik’ gjatë kontrollit që u bëjnë pacientëve, ‘sk

21 Janar 2020, 11:38 Nga DOSJA
Virusi vdekjeprurës SARS-s në Kinë/ Mjekët veshin kostumin

KINË– Virusi vdekjeprurës që është përhapur me ritme shumë të shpejta në Kinë, u ka marrë jetën deri më tani 4 personave. Ndërsa së fundmi është konfirmuar nga ekspertët se ky virus transmetohet shumë lehtë dhe shpejt nga një njeri tek një tjetër.

Gjithashtu, është raportuar nga mediat e huaja se nga ky virus janë infektuar edhe disa nga mjekët që kanë qenë  nën përkujdesjen e pacientëve të prekur.

Rreziku është shumë i madh që virusi të prekë qindra mijëra banorë në Kinë, prandaj edhe mjekët në Kinë janë parë të veshur me një kostum që izolon trupin në kontakt me gjithçka i rrethon në mënyrë që të shmangin marrjen e virusit kur vizitojnë pacientët.

Ndërkohë ky virus i përhapur në një vend me një popullsi kaq të madhe siç është ajo e Kinës, ka ngjallur panik në të githë botën.

Jo vetëm në spitale, por  dhe në sediljet e avionit ku mjekët janë kujdesur për pacientët në çdo shqetësim që ata kanë, janë veshur me të njëjtin kostum ‘hermetik’.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 viktima nga virusi kine virusi ne kine 4 viktima nga virusi kine virusi ne kine

Sondazh

Poll