Bota

Stuhia “Gloria” shkakton vdekjen e 4 personave në Spanjë, përmbytjet prekin edhe jugun e Francës

21 Janar 2020, 10:07 Nga DOSJA
Stuhia “Gloria” shkakton vdekjen e 4 personave në Spanjë,

SPANJË– Stuhia e fuqishme e quajtur “Gloria” ka shkaktuar reshje masive shirash, duke mbushur rrugët deri në 150 mm shi, por nuk kanë munguar as reshjet e borës.

Nga raportimet e autoriteteve spanjolle, është bërë thirrje ndaj banorëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, pasi pemët janë rrëzuar dhe  shirat kanë përmbytur gjithçka dhe jeta e tyre është shumë e rrezikuar. Ndërkohë, raportohet se të  paktën 4 persona kanë  humbur jetën nga këto stuhi të forta.

Rreth 120 bashki në Komunitetin Valencian kanë pezulluar mësimin në shkolla dhe në Madrid disa parqe janë mbyllur për shkak të erës.

Ndërkohë për shkak të borës disa zona kanë mbetur pa energji elektike.

Moti i keq ndikoi në rajonet lindore të Spanjës në veçanti me erërat që tejkaluan 120 kilometra në orë. Stuhitë masive ndikuan në brigjet e Mesdheut, në provincat e Valencias dhe Alicante patën ndikimin më të madh. Mësohet se sipas ekspertëve, kjo është një nga stuhitë më të forta në dekadat e fundit.

Suhia e fortë ka përfshirë edhe rajonin jugor të Francës, ku menjëherë autoritet përkatëse kanë reaguar duke marrë masat e duhura në mbrojtje të jetës së banorëve.

Oficerët e policisë dhe forcat zjarrëfikëse po monitorojnë autostradën ‘A9’ në kufirin francez, pasi rrezikshmëria e aksidenteve tragjike është shumë e lartë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo viktima në jugun e Francës.

Burimi: inmeteo

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 njerëz humbin jetën france gloria spanje stuhi te forta 4 njerëz humbin jetën france gloria spanje stuhi te forta

Sondazh

Poll