Bota

Kinë/ Ish-kreu i Interpolit dënohet me 13 vite e gjysmë burg dhe gjobë të majme

21 Janar 2020, 10:43 Nga DOSJA
Kinë/ Ish-kreu i Interpolit dënohet me 13 vite e gjysmë burg dhe

KINË– Ish-kreu i Interpolit, Meng Hongwei është dënuar nga gjykata kineze me 13 vite burg dhe 290.000 dollarë gjobë, pasi pranoi se ishte bërë pjesë e ryshfetit.

Ish-kreu i Interpol kishte pranuar të merrte ryshfet mbi 2 milion dollarë. Meng u zhduk vitin e kaluar ndërsa ishte në një udhëtim në Kinë dhe më vonë u arrestua dhe u dëbua nga partia komuniste.

Një gjykatë në Kinë dënoi të martën, ish-shefin e Interpolit Meng Hongwei me 13 vjet dhe 6 muaj burg për akuzat e ryshfetit.

Së bashku me dënimin me burg, Meng u urdhërua gjithashtu të paguante 290,000 dollarë.

Në një seancë dëgjimore në qershorin e kaluar, Meng kishte rrëfyer se kishte marrë ryshfete 14.5 milion juanë (2.1 milion dollarë, 1,86 milion €).

Motivet politike?

Meng u zhduk shtatorin e kaluar gjatë një vizite në Kinë nga Franca, ku ishte vendosur Interpoli. Ai u arrestua me akuza ryshfeti dhe u përjashtua nga Partia Komuniste.

Gruas së tij iu dha azil në Francë në janar. Ajo pretendon se akuzat kundër Meng janë të motivuara politikisht.

Mbi një milion zyrtarë në Kinë janë dënuar si pjesë e një fushate anti-korrupsion në gjashtë vitet e fundit, që kur Presidenti Xi Jinping hyri në detyrë.

Pekini thotë se fushata ka për qëllim të pengojë veprimtarinë kriminale, por analistët pretendojnë se po përdoret gjithashtu për të hequr rivalët politikë.   

Burimi: DW                                                   

(R.L/Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dënimi me 13 vite burg ish-kreu i interpolit kine meng hongwei dënimi me 13 vite burg ish-kreu i interpolit kine meng hongwei

Sondazh

Poll