Bota

Një romancë si nëpër libra, 65 vjet të martuar, çifti i moshuar vdesin me duart bashkuar në të njëjtën ditë (HISTORIA

21 Janar 2020, 10:26 Nga DOSJA
Një romancë si nëpër libra, 65 vjet të martuar,

SHBA– Një çift që ishin bashkë për gati 65 vjet kanë vdekur në të njëjtën ditë në një shtëpi pleqsh të zonës St Louis, në SHBA. Shtretërit e Jack dhe Harriet Morrison ishin vendosur pranë njëri-tjetrit në orët e tyre të fundit, duke i lejuar ata të mbanin duart bashkuar.

Tetëdhjetë e gjashtë vjeçari Jack vdiq i pari. Harriett, e cila ishte 83 vjeçe, vdiq më vonë, më 11 janar.

“Jam i trishtuar. Por unë e di se ata janë në paqe dhe ata janë përsëri së bashku,” -tha Sue Wagener, mbesa e ngritur nga Morrisons. “Ishte vërtet një histori dashurie si nëpër libra. Ata dolën në një darkë të vogël me njëri-tjetrin shumë vite më parë, dhe kurrë nuk u ndanë nga ajo ditë. U martuan rreth gjashtë muaj më vonë.”

Ata u takuan ndërsa Harriett shoqëroi babanë e saj në një udhëtim me daulle dhe korpusin me të cilin luajti. Jack ishte pas timonit të një autobusi, që e çoi grupin në disa prej koncerteve të tij.

Ata ishin aktiv në “Moolah Shriners”, një urdhër vëllazëror i përkushtuar filantropisë dhe udhëtuan botën pranë njëri-tjetrit, shpesh në udhëtime të lidhura me faltoren, përfshirë në Evropë dhe Australi.

Rreth një vit më parë, Harriet, teksa shëtiste me qenin e saj, u rrëzua shumë keq, duke thyer legenin. Ajo u tranferua në qendrën e rehabilitimit të “Woodlands of Arnold”. Ndërkohë Jack e vuajti shumë qëndrimin vetëm në shtëpi, me mungesën e Harriet. Pak muaj më vonë, në shtator të po atij viti, Jack bie nga një lartësi, duke thyer qafën.

Rastësia deshi që çifti i moshuar të zhvendoseshin së bashku në shtëpinë e pleqve, katër dyer poshtë sallës nga gruaja e tij. Ata nuk ndaheshin asnjë sekondë nga njëri-tjetrin, bënin një sy gjumë sëbashku, dhe shkëmbenin biseda gjatë gjithë kohës.

Pak kohë më vonë, Harriet u përkeqësua. Pati humbje të përkohshme të memories dhe mungesë të theksuar oreksi. Mbesa e tyre tregon se pas kësaj, Jack vendosi të mos hante dhe të mos pinte, duke u trishtuar shumë për gjendjen e bashkëshortes.

Në muajin janar, Harriet u sëmur edhe më rëndë, duke qenë në prag të vdekjes. Duke parë lidhjen e veçantë të çifti, pjestarët e personelit në shtëpinë e pleqve, vendosën t’i bashkonin në një dhomë, në mënyrë që të ishin bashkë në këto momente të vështira.

Kështu, si historitë e dashurive nëpër filma, ata vdiqën pranë njëri-tjetrit, duke mos u ndarë në përjetësi.

Burimi: cbsnews.com

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çifti i moshuar histori dashurie jack dhe harriet morrison çifti i moshuar histori dashurie jack dhe harriet morrison

Sondazh

Poll