Bota

Haradinaj përulet me nderim para varrit të Ibrahim Rugovës: Puna dhe angazhimi i tij do të mbahet mend në Kosovë (FOTO)

21 Janar 2020, 10:32 Nga DOSJA
Haradinaj përulet me nderim para varrit të Ibrahim Rugovës: Puna

KOSOVË– Ramush Haradinaj, Kryeministri në ikje i Kosovës, ka zhvilluar homazhe sot në varrin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në përkujtim të 14-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se presidenti historik do të përkujtohet gjithmonë për veprat e tij drejtë lirisë së vendit.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij. Ky moment, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës. Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova. Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë”, shkruan Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni homazhe tek varri i rugoves ibrahim rugova ramush haradinaj homazhe tek varri i rugoves ibrahim rugova ramush haradinaj

Sondazh

Poll