Bota

Biden kërcënime për gazetarët dhe mediat: Mos përhapni teori “mashtruese” për aktivitetin tim në Ukrainë

21 Janar 2020, 09:50 Nga DOSJA
Biden kërcënime për gazetarët dhe mediat: Mos përhapni

UKRAINË– Fushata e Biden paralajmëron mediat të mos përhapin pretendime ‘mashtruese” për aktivitetet e tij në Ukrainë.

Fushata presidenciale e Joe Biden ka publikuar një paralajmërim për mediat duke paralajmëruar gazetarët të mos përhapin ato që ai i quajti teori “të mashtruara” për rolin e tij të diskutueshëm në heqjen e një prokurori ukrainas nga detyra.

Në memorandumin e raportuar për herë të parë nga NBC News, fushata e Biden akuzon Presidentin Donald Trump për “përhapjen e një teorie të komplotit me qëllim të keq dhe përfundimisht të mashtruar”.

Biden më parë është mburrur në lidhje me rolin e tij në pushimin nga puna të Shokin, madje duke thënë hapur para kamerave se ai paraqiti një ultimatum tek autoritetet ukrainase, duke kërcënuar se do të mbajë një garanci kredie miliarda dollarëshe.

Më vonë në mediat e huaja qarkulloi lajmi se djali i Biden, Hunter,  u ul në bordin e kompanisë energjitike Burisma të cilën Shokin e kishte hetuar për korrupsion.

Memorandumi i Biden, përshkruhet si “i pazakontë” nga ‘NBC Neës’, kërkohet që çdo organizatë mediatike që i referohet, raporton ose përsërit pretendimet që Biden është angazhuar në shkarkimin e prokurorit, duhet të deklarojë qartë se ato janë diskredituar.

Sipas këtij memorandumi gazetarët janë udhëzuar se nuk është e mjaftueshme të thonë se pretendimet kundër kandidatit demokratik janë “të pabazuara”. Ata duhet t’u tregojnë lexuesve se ka shumë prova që hedhin poshtë pretendimet.

Ndërkohë Biden ka deklaruar se do të padisë çdo gazetar ose media që nuk respekton standardet e tij në raportimin e tyre mbi aktivitetet e tij dhe familjes së tij në shtetin ukrainas.

Burimi: RT 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota biden kercenon mediat joe biden teori “mashtruese” biden kercenon mediat joe biden teori “mashtruese”

Sondazh

Poll