Aktualitet

GJKKO lë në burg Emiljano Shullazin dhe grupin, rrëzohet kërkesa për lirimin nga qelia

21 Janar 2020, 09:59 Nga DOSJA
GJKKO lë në burg Emiljano Shullazin dhe grupin, rrëzohet

TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimet e Rënda, ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Dosja.al ka mësuar se në seancën e zhvilluar sot, mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit, dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë. Por, GJKKO nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke lenë për më shumë se një vit në burg Shullazin dhe të pandehurit e tjerë të grupit. Gjithashtu, në seancën e zhvilluar sot në GJKKO, ka mbërritur edhe përgjigjia e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku i sqaron grupit dhe Shullazit, se do të jetë kjo trupë gjykuese që e ka lënë sot në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ajo që do të bëjë gjykimin në Apel të çështjes. Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emijano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit emijano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...