Aktualitet

“Do të shtrihemi para fadromave, le të na shkelin”/ Banorët e Kaçinarit protestojnë ndërtimin e HEC-it: Po s’na dha

21 Janar 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Do të shtrihemi para fadromave, le të na shkelin”/

MIRDITË– Banorët e Kaçinarit ditën e sotme janë ngritur në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në atë zonë. Ata kërkojnë nga qeveria që të rishikohet ky projekt, i cili sipas tyre është shkatërrues për zonën.Banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet përkatëse, ku shprehen  se do të zbatojnë kanunin për të mbrojtur pasurinë natyrore.

“Ndërtimi HEC këtu është shumë i rrezikshëm. Kemi protestuar dhe herë tjera, Kpor shteti nuk i ka marrë parasysh. Ne kemi protestuar për të drejtat tona. Kemi mbi 10 muaj që protestojmë,Ne jemi të vendosur të mbrojmë pasurinë tonë.  Ne kemi protestuar në mënyrë demokratike. Por shteti nuk na ka dhënë asnjë dritë jeshile. Ne si popull do të protestojmë të bashkuar dhe ato HEC-e nuk do të bëhen. Nesër banorët do të jenë të gatshëm të protestojnë, ne jemi të gatshëm të shtrihemi para fadromave, le të na shkelin. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, ministres Belinda Balluku dhe ministrit Klosi që nuk po bën asgjë për turizmin, të ndalin projektin”,  shprehet një banor.

Sa është shfrytëzuar kjo pasuri? 

Ne kemi pronat atje, toka tona dhe do vazhdojmë të protestojmë, do e çojmë deri në gjykatën e Strasburgut. Ne do të gjejmë çdo lloj formë për t’i ndalë.

Çfarë thirrje keni ju?

I bëjmë thirrje qeverisë, gjykatave që kjo pasuri të mos preket dhe të jetë pasuri e kësaj zone.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kaçinarit ne proteste ndertimi i hec-it ne kaçinar banoret e kaçinarit ne proteste ndertimi i hec-it ne kaçinar

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...