Aktualitet

Presidenti Meta vizitë dy-ditore në Izrael, merr pjesë në Forumin e Holokaustit me 40 liderë botërorë

21 Janar 2020, 12:37 Nga DOSJA
Presidenti Meta vizitë dy-ditore në Izrael, merr pjesë në

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta niset sot për një  vizitë dy ditore në   Izrael. Presidenti Meta, do të jetë  i pranishëm në  Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar  75-vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit  të  Aushvicit-Birkenau,që do të mbahet të enjten e kësaj jave.

Meta do t’i bashkohet Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit me 40 liderët e tjerë botërorë, përfshirë Presidentë, Princa e mbretër dhe ministra të jashtëm.

Këtë vit motoja e Forumit të Holokaustit do të jetë: Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin.

Mes 40 liderëve botërorë theksojmë se mungon një përfaqësues nga Polonia, vendi ku edhe  ka qenë kampi famëkeq i Aushvicit që bën 75-vjet.

Kampi Aushvic u çlirua më 27 janar të 1945. Në kamp kishte 7.000 të mbijetuar, kryesisht të sëmurë që rrezikonin të vdisnin. Rreth 1.300,000 burra, gra dhe fëmijë u internuan në Aushvic në vitet 1940-1945. Nga këto, të paktën 1.100,000 u vranë. Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror do të zhvillohet në Yad Vashem dhe Presidenti i Izraelit, Rivlin do të presë 40 udhëheqës të botës në një darkë ku do të diskutojnë në Rezidencën e Presidentit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 75-vjetori i clirimit te kampit aushvic emmanuel macron forumi i holokaustit ilir meta izrael vladimir putin 75-vjetori i clirimit te kampit aushvic emmanuel macron forumi i holokaustit ilir meta izrael vladimir putin

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...