Aktualitet

Plagosi mjekun me thikë, i dënuari fiton gjyqin me shtetin shqiptar/ Strasburgu: 15 mijë € dëmshpërblim (VENDIMI)

21 Janar 2020, 11:46 Nga DOSJA
Plagosi mjekun me thikë, i dënuari fiton gjyqin me shtetin shqiptar/

STRASBURG- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e njohur gjerësisht për shqiptarët si gjykata e Strasburgut, i ka dhënë të drejtë Arben Strazimirit, i cili sulmoi me thikë mjekun Ali Refatllari në vitin 2008. Ngjarja, e cila ndodhi në vitin 2008 bëri bujë në  media, pasi Strazimiri akuzohej si një person i cili këto ngjarje i kishte kryer në mënyrë kronikë. Një operacion i kryer nga mjeku, në të cilin kishte vdekur, një i afërmi i tij, solli sulmin me thikë ndaj mjekut, dhe arrestimin e Arben Strazimirit.

Gjatë zhvillimit të gjyqit në ngarkim të tij, i dënuari kërkoi që ta vuante dënimin në një spital psikiatrik, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën duke vendosur që dënimi të kryhej në një burg të zakonshëm. Ai e çoi çështjen në Strasburg duke fituar ndaj shtetit shqiptar. Gjykata verifikoi dhe zbuloi se Shqipëria nuk ka ambiente të përshtatshme për vuajtjen e dënimit për të gjithë ato persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë sot, Strazimirit dhe në zbardhjen e vendimit thuhet se shkak për dënimin e shtetit shqiptar, është fakti se dënimin për sulmin ndaj mjekut, ai e kreu në një burg të zakonshëm dhe jo në një në një spital psikatrik siç do të duhej të ishte për kushtet fizike dhe psikologjike të tij. Strasburgu gjithashtu detyron shtetin shqiptar që të paguajë një vlerë prej 15 mijë eurosh si dëmshpërblim për të dënuarin, për trajtim jonjerëzor në burg, dhe shkeljen e të drejtave të tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ali refatllari arben strazimiri gjykata e strasburgut ali refatllari arben strazimiri gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...