Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët furgoni në Shkodër/ Flet pronari i mjetit, Naçaj: Makina s’ka pasur asnjë defekt, s’kam konflikt

21 Janar 2020, 12:21 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët furgoni në Shkodër/ Flet pronari i mjetit,

Shkodër-Mesditën e sotme në Shkodër është shkrumbuar nga flakët një furgon në pronësi të Pjerin Naçajt. Mësohet se në momentin që është përfshirë nga flakët, automjeti ka qenë i parkuar pranë një lavazhi tek zona e njohur si kolaudimi.

Naçaj është shprehur se nuk  konflikte me njeri, ndërsa furgonin e përdorte për furnizim mallrash, pasi kishte një biznes të vogël.

“E lashë furgonin te lavazhi, dhe iu tashë këtyre djelmoshave që të ma lanin. Shkova në spital se kisha një problem me sytë, dhe kur u ktheva e gjeta mjetin të shkrumbuar. Nuk e di për Zotin, dhe herë tjetër e kam lënë këtu furgonin, s’ka pasur defekte, ka qenë në gjendje normale pune. Nuk kam konflikte me njeri.”, shprehet Naçaj.

Ende nuk dihen shumë rrethana për ngjarjen. Policia  ndodhet në  vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet furgoni në shkodër pjerin naçaj digjet furgoni në shkodër pjerin naçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...