Politike

Shqipëria vendos sot për parlamentin e ri, qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. 

11 Maj 2025, 06:55 Nga M.B
Shqipëria vendos sot për parlamentin e ri, qytetarët u drejtohen
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Më poshtë subjektet politike të renditura sipas rendit në fletën e votimit:

1. Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha

2. Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori

3. Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani

4. Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa

5. Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj

7. Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi

8. Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi

10. Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj

11. Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll