10 Maj 2025, 23:11
Nga I.A
Xhemal Gjunkshi
DIBËR- Kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka treguar se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nga përplasja në Dibër. Duke folur për Syri Tv, Gjunkshi tha se Esat Gjura ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Po ashtu ai theksoi se kanë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit dhe njëri prej tyre ishte i kandidatit socialist Daniel Gjura.
"Momentalisht ndodhemi në fshatin Pilafë, në periferi të Peshkopisë. Sot, rreth dy orë më parë, u konstatua se shtetasi dhe njëkohësisht punonjësi i Policisë së Shtetit, Esat Gjura, ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Ndërkohë, sipas personave të Partisë Demokratike, ky person ka qenë nën vëzhgim dhe, kur është thirrur të ndalojë, është larguar me vrap. Menjëherë njoftuam Policinë e Shtetit, e cila mbërriti në vendngjarje së bashku me prokurorin e rrethit, dhe procedurat e hetimit kanë vijuar.
Janë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit. Njëri prej tyre i përkiste kandidatit për deputet, Daniel Gjura, i cili u la i lirë, ndërsa pasagjeri në mjetin e tij iu nënshtrua kontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan 130 litra karburant nga karburanti "Doda" dhe 500 litra nga karburanti "Skënderaj". Po ashtu, në mjet u gjet edhe portofoli personal i tij. Këto prova i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për të vijuar hetimet dhe për të sqaruar pse ndodheshin këto materiale në automjet. Ndërkohë që zhvillohej kontrolli, policia ishte në kërkim të shtetasit Esat Gjura, i cili u konstatua në një mjet tjetër dhe nuk pranoi të ndalonte, pavarësisht thirrjeve të policisë. Në përpjekje për t’u larguar, shoqëruesit e tij dhunuan një qytetare që tentoi t’i ndalonte. Në automjetet e tyre u gjetën edhe shkopinj bejsbolli, me të cilët janë dhunuar qytetarë. Gjithashtu, në fillim të ngjarjes, ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri, për të cilat dyshohet se është i përfshirë Esat Gjura," tha Gjunkshi.
xhemal gjunkshi
Politike
10 Maj 2025, 23:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar me emra personat që po blejnë...
Politike
10 Maj 2025, 23:01
I.A
Elton Çaçani
KOLONJË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Elton Çaç...
Politike
10 Maj 2025, 22:47
E. D
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish-këshilltarët e fushatës së Presidentit Donald Trump po punojnë pë...
Politike
10 Maj 2025, 22:51
Dosja.al
Sali Berisha
TIRANË- Zgjedhjet janë dita kur partitë politike matin forcat! Por lufta nuk bëhet vetëm në terren, të pakt...
Politike
10 Maj 2025, 22:00
I.A
Pamjet
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Buri...
Politike
10 Maj 2025, 21:53
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen zgjedhore mbrëmjen e sotme. Edhe pse një ditë para zgjedhjeve, liderët dhe polit...
Politike
10 Maj 2025, 21:35
I.A
Pamjet
DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshim...
Politike
10 Maj 2025, 21:14
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast tjetër të krimit elektoral. Përmes nj&eu...
Politike
10 Maj 2025, 21:13
I.A
Foto Ilustruese
DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dy...
Politike
10 Maj 2025, 21:11
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në Tiranë, vetëm disa orë para nisjes s&eum...