Politike

PD denoncon blerje votash në Kolonjë: Administrata e bashkisë po shpërndan para dhe po manipulon procesin

Sipas tij, janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletët e votimit nga Qendrat e Votimit dhe ka plane edhe për manipulim të procesit edhe gjatë ditës së votimit.

10 Maj 2025, 23:01 Nga I.A
PD denoncon blerje votash në Kolonjë: Administrata e bashkisë po
Elton Çaçani

KOLONJË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Elton Çaçani, ka ngritur një alarm të fortë publik lidhur me situatën e rënduar zgjedhore në Kolonjë, duke akuzuar drejtpërdrejt administratën e Bashkisë për përfshirje në aktivitete të paligjshme në funksion të manipulimit të votës. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, Çaçani i bën thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për të ndërhyrë menjëherë dhe për të ndalur krimin elektoral që ndodh në terren.

“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike. Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit', tha ai. 

Sipas tij, janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletët e votimit nga Qendrat e Votimit dhe ka plane edhe për manipulim të procesit edhe gjatë ditës së votimit.

'Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjatë votimit, kështu i kanë planet. I dimë të gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre. E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e nates', tha ai.

elton Çaçani

Sondazh

Poll