Politike

"Do përballeni me ligjin"/ Noka denoncon emrat e zyrtarëve të bashkisë Kurbin: Po shpërndajnë lekë për vota në Sanxhak

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Noka paralajmëron se do të përballen me ligjin. 

10 Maj 2025, 23:10 Nga E. D
"Do përballeni me ligjin"/ Noka denoncon emrat e zyrtarëve
foto ilustruese

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar me emra personat që po blejnë vota me para në Kurbin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Noka paralajmëron se do të përballen me ligjin. Noka shkruan se Can Hasani, Kujtim Dani, Eduart Kurti, Nënkryetar i Bashkisë Artan Gjeci, Aurora Buna punonjëse e bashkisë janë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke shpërndarë lekë për vota.

Postimi i Nokës:

Denoncim publik. Blerje e votës me para në #Kurbin. Personave të mëposhtëm u them se urdhërat që ju vijnë nga lart po ju ekspozojnë përpara ligjit. Përgjegjësinë do e mbani ju. Burgun do e bëni ju.Can Hasani, Kujtim Dani, Eduart Kurti, Nënkryetar i Bashkisë Artan Gjeci, Aurora Buna punonjëse e bashkisë janë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke shpërndarë lekë për vota.

 

 

 

 

 

 

 

flamur noka

Sondazh

Poll