Politike

Përplasje në Dibër/ Kandidatët dhe simpatizantët e PD bllokojnë sërish automjete: Po blihen vota

Mësohet se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

10 Maj 2025, 21:13 Nga I.A
Përplasje në Dibër/ Kandidatët dhe simpatizantët e PD
Foto Ilustruese

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.

Sondazh

Poll