Politike

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë (VIDEO)

Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar një makinë të një kandidati të PS për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

10 Maj 2025, 21:35 Nga I.A
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e
Pamjet

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar një makinë të një kandidati të PS për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Makina që Mziu dhe Gjunkshi kanë ndaluar është në hyrje të Peshkopisë, ndërkohë që për shkak të kësaj, rruga Dibër-Kukës është bllokuar nga trafiku. Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës.

Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.

xhelal mziu xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll