Politike

VIDEO/ Berisha publikon denoncimin: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Teksa i referohet mesazhit të qytetarit, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa.

10 Maj 2025, 21:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Berisha publikon denoncimin: Në Shkozet po shpërndahen zarfe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast tjetër të krimit elektoral. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital. Teksa i referohet mesazhit të qytetarit, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa.

Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.

Postimi i Berishës: 

Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku.

Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.

Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital

Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.

sali berisha

Sondazh

Poll