Politike

FOTOLAJM/ Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

Të pranishëm kanë qenë koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

10 Maj 2025, 21:11 Nga I.A

FOTOLAJM/ Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në Tiranë, vetëm disa orë para nisjes së orarit zyrtar të votimeve për zgjedhjet parlamentare. Takimi është zhvilluar në ambientet e hotel “Plaza” në Tiranë.

Të pranishëm kanë qenë koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler. Temë e diskutimit kanë zgjedhjet e nesërme, teksa sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore.

edi rama farah karimi björn söder michael gahler

Sondazh

Poll